Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Është zhvilluar sot në ceremonia mortore e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i vrarë nga terroristët serbë gjatë sulmit të armatosur në veri të vendit.
Trupi i pajetë i Bunjakut është përcjellë në banesën e fundit, teksa në varrim kanë marrë pjesë qindra qytetarë si dhe kolegët e tij policë.
"Ai ra në mbrojtje të rendit ligjit integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës” tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duke ndarë post mortem urdhrin më të lartë të Republikës “Hero i Kosovës” të cilin e morën dy djemtë e policit të vrarë.