“Kisha frikë se fëmija im do të rritej pa baba”, 34-vjeçari shpëtohet pas 12 ditësh nën rrënoja, takon foshnjën e lindur natën e tërmetit

17 February 2023, 23:11Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Kisha frikë se fëmija im do të rritej pa baba”,
34-vjeçari shpëtohet pas 12 ditësh nën rrënoja, takon foshnjën e lindur natën e tërmetit

34-vjeçari, Mustafa Avci, u nxor nga rrënojat e tërmetit pas 12 ditësh dhe tashmë është takuar me bashkëshorten dhe vajzën e tij Almila, e cila lindi rreth 3 orë pas lëkundjes së parë.

Natën e tmerrshme të tërmetit, Mustafa Avco dërgoi në spital bashkëshorten e tij për të lindur. Ndërsa ai ishte jashtë një spitali privat, Turqia u godit nga tërmeti i parë i fuqishëm 7,8 rihter dhe u zu nga rrënojat.

Ai qëndroi i bllokuar për 12 ditë kur më në fund, grupet e kërkim-shpëtimit arritën ta nxjerrin të gjallë. “Nuk e besoja se do të dilja i gjallë. Kam humbur nënën, babanë. Mendoja se kishte vdekur edhe bashkëshortja me vajzën e porsalindur. Falenderoj Zotin. Kam pak dhimbje, por ndjehem sikur kam rilindur”, u shpreh Mustafa Avci.

“Dielli rilindi sërish për mua. Jam shumë e emocionuar. Kisha shumë frikë se fëmija im do të rritej pa baba. Isha aq e trishtuar, por Zoti e dëgjoi foshnjën tonë, zërin tonë. Nuk mund ta besojë”, tha bashkëshortja Bilge Avci.



Video