Ish-infermierja e shtëpisë së të moshuarve “Orendës” në Pejë, Valmira Gergoci, e cila ka dëshmuar se ka pasur marrëdhënie të mira me të moshuarën në periudhën sa punonte në Shtëpinë e të Moshuarve, është kërcënuar me jetë nga një person në rrjetet sociale.
Gergoci ka publikuar mesazhin e plotë në llogarinë e saj personale në Instagram. Ajo pretendon se kërcënimi i saj, po ashtu edhe mesazhe të tjera që i kanë mbërritur në profilet e saj të rrjeteve sociale, ndërlidhen me të kaluarën e saj në qendrën “Orenda”.
“Ka me ardh me familje e me krejt kam me ti faru”, i është drejtuar ish-infermieres, personi me emrin Adrian përmes një mesazhi në rrjetin social Instagram.
Pamjet kur Aurona Pelaj dhunonte me shuplaka dhe shkelma të moshuarën në azilin e pleqëve tronditën opinionin publik në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe pati reagime të shumta.
Teksa Pelaj qëllonte të moshuarën, koleget e saj regjistronin skenën dhe zbaviteshin. Pas publikimit të pamjeve, e moshuara u nxorr menjëherë nga qendra nga familjarët.
Nga ana tjetër, Oda e Infermierëve të Kosovës ka vendosur që t’ua tërheqë licencën infermiereve që ishin të përfshira në rastin e rrahjes së të moshuarës në Shtëpinë e Pleqve në Pejë.
Tre infermieret Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi ua rrestuan nga Policia pas publikimit të pamjeve në rrjet.