PAMJE TË REJA/ E moshuara trajtohej me dashuri nga një infermiere tjetër: Kam qajtë e kam qesh me të…

3 November 2022, 12:41Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

PAMJE TË REJA/ E moshuara trajtohej me dashuri nga një infermiere

Tri vajza, të ‘veshura’ jo thjesht me bluza të bardha por edhe me detyrën e shenjtë të humanizmit dhunuan, qeshën dhe frikësuan një nënë, e cila prej moshës e kalitjes së viteve, nuk kishte fuqinë të mbrohej. 

E bija zbuloi se para katër ditësh në vizitën e saj të përhershme te e ëma ka vërjetur shenja dhune në faqen e nënës por nuk e ka besuar se këtë mund ta kishin bërë punonjëset e qendrës

Lidhur me këtë,një ish-infermiere e asaj qendre, Valmira Gergoci thotë se të moshuarit aty i kanë ndryshuar jetën për të mirë. Siç thotë ajo, “vajza që e keqtrajtoi duhet të dënohet”, derisa thekson se ndjen keqardhje për atë që i bëri të moshuarës.

Tutje ajo thotë se “ka qajtë e ka qesh baraz me ta, shumë i kam dasht e i du këta pleq. Ma kanë ndryshu jetën për tmirë 100%. Po më dhemb zemra se si po ofendohen komplet stafi për besë betohna në familje tem se shumë mirë kujdesen por kjo vajza le të denohet, le ta mer dënimin e meritum. Po ndihna keq çka ka ndodh me Nanën Minire po të lutna mos shperndani kaq shumë urrejtje me e perfshi komplet Orenden se ka pjesëtarë në staf që qajnë dhe qeshin baraz me banorët aty, une kam qenë njëra nder ta.

Video e marrë nga mediat Kosovare:

Për besë turp po më vjen çka ka ndodh, jam prek shumë në shpirt, personave të tillë nuk duhet të ju lejohet as liçenca e infermieres le më të punojnë në një vend ku kanë të bëjnë me persona te ndishëm të moshës së 3. Kurrë ska ndodh fjalën me jau kthy se e kemi nje zot mbi kry le më me pas dhunë. Kjo jam une dhe kjo është Nena Minire per të cilën kam, Respekt duke u bazu nga e kalumja e saj të hekat e saj dhe pozitiviteti saj”, ka thë ajo për mediat e Kosovës.



Video