Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për dhunimin e të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në qytetin e Pejës.
Kurti thotë se pamjet filmike të dhunës ndaj gruas së moshuar nga një prej infermiereve që duhej të përkujdesej për të, ishin të tmerrshme.
Kurti thotë se institucionet vepruan menjëherë, me të marrë vesh sulmin mbi nënën.
“Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme. Nuk ka qytetar i cili s’është shokuar, kurse institucionet me të marrë vesh sulmin mbi nënën, të moshuarën, në Qendrën Strehimore në Pejë, janë aktivizuar dhe kanë vepruar.
Të moshuarit janë më të dashurit tanë. Ata kanë kontribuar në shoqëri në aq shumë aspekte për kohën më të gjatë sesa të gjithë ne të tjerët. Do të qëndrojmë pranë tyre si me vendime e përgjegjësi qeveritare, gjithashtu edhe me ndenjën dhe përkujdesjen qytetare”, shprehet Kurti.