Dhunimi i të moshuarës/ Prangoset bashkëshorti i një prej punonjesve që shfaqej në video, kërcënoi drejtorin e azilit

2 November 2022, 20:39Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dhunimi i të moshuarës/ Prangoset bashkëshorti i një prej
Aurona Pelaj

Opinioni publik në Kosovë dhe në Shqipëri është tronditur nga disa pamje që bënë xhiron e rrjetit, ku shfaqej një punonjëse duke dhunuar një grua në shtëpinë e të moshuarve në Pejë.

Infermierja Aurona Pelaj shihej duke goditur pa shpirtë të moshuarën, ndërsa miket e saj po infermiere në këtë qendër argëtoheshin dhe e shihnin si zbavitëse kur e moshuara rënkonte dhe qante, e kishte nga ato që edhe e filmonin skenën.

Ngjarja ka ndodhur në Shtëpia e kujdesit për të moshuarit “Orenda”, ku infermierja Pelaj dhunonte një të moshuar që vuan nga alzheimer, ndërsa punonjëset e tjera Altina Rexhepi dhe Ramzije Kuqi, buzëqeshnin.

Pas publikimit të videos Bordi i Qendrës për Përkujdesjen e të moshuarve “Orenda”, ka marrë vendimin për pushimin nga puna për katër infermieret e përfshira në këtë ngjarje që ka tronditur mbarë opinion publik. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i policisë që arrestoi dy nga punonjëset e Shtëpisë së të Moshuarve

I arrestuar është edhe burri i njërës nga infermieret që shihen në video. Ai është arrestuar pasi dyshohet se e ka kërcënuar pronarin e kësaj qendre, Anton Rasaj.

Dhunimi i të moshuarës/ Prangoset bashkëshorti i një prej


Video