Skandali/ E moshuara që u dhunua del nga azili, gazetarja: Ishte duke qarë (FOTO)

2 November 2022, 18:12Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Skandali/ E moshuara që u dhunua del nga azili, gazetarja: Ishte duke
Aurona Pelaj

Mbarë opinioni publik në Kosovë dhe Shqipëri është tronditur nga dhuna që punonjësja Aurona Pelaj ka ushtruar ndaj të moshuarës në një azil në Pejë, Kosovë.

Punonjësja shihet duke goditur me shpulla dhe këmbë në bark të moshuarën ndërsa vajzat e tjera e filmojnë dhe qeshin.

Siç shihet në foton e mëposhtme, e moshuara që është dhunuar ka dalë nga shtëpia e të moshuarve nga familjarët e saj, të cilët kanë tërhequr dokumentet.

Gazetarja e T7 thotë se ka folur me të moshuarën, e cila është në gjendje të rëndë psikologjike.

“Ajo ishte duke qarë dhe nuk mund të fliste më shumë”, tha gazetarja.

Ajo tregoi se familjarët e saj ishin në gjendje të rëndë, po ashtu.

Skandali/ E moshuara që u dhunua del nga azili, gazetarja: Ishte duke


Video