Ekskluzive/ Flet ish-infermierja në azilin ku u dhunua e moshuara: Aurona Pelaj është…, raste të tilla nuk ka patur

3 November 2022, 14:16Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ekskluzive/ Flet ish-infermierja në azilin ku u dhunua e moshuara: Aurona
Në foto: E moshuara e dhunuar dhe infermierja, Valmira Gergoci

Dhuna, presioni i shoqërisë dhe britmat e një nëne dëshmori gjatë luftës së Kosovës ishin nxitëse për tronditjen e opinionit publik.

Tri vajza, të ‘veshura’ jo thjesht me bluza të bardha por edhe me detyrën e shenjtë të humanizmit, dhunuan, qeshën dhe frikësuan një nënë, e cila prej moshës e kalitjes së viteve, nuk kishte fuqinë të mbrohej.

Një ish-infermiere e asaj qendre, Valmira Gergoci ka folur për VoxNews duke mohuar se ka patur raste të mëparshme dhune.

Ajo ka folur edhe për të moshuarën duke pohuar se për shkak të sëmundjes, ka patur momente kur ka qenë e shqetësuar por jo aq sa për tu dhunuar deri në këtë pike.

Kujtojmë se dy infermieret, Aurona Pelaj dhe Altina Rexhepi dhunuan të moshuarën, teksa Remize Kuqi ka filmuar. Ato kanë përfunduar në pranga të Policisë dhe janë pezulluar, bashkë me një punëtore tjetër. 

Gruaja që u dhuna nga infermierja e qendrës është nëna e një ushtari të UÇK që ka dhënë jetën në luftën me Serbinë. Ajo është nëna e Taulant Reshat Nura, dëshmori që ra në Betejën e Qabratit./VoxNews


Video