Inteligjenca amerikane: Fakti që Kievi po reziston, do çojë Putinin të përdorë armët bërthamore

18 March 2022, 09:23Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Inteligjenca amerikane: Fakti që Kievi po reziston, do çojë
Vladimir Putin

Zyrtarët e inteligjencës amerikane besojnë se Vladimir Putin mund të kërcënojë me arsenalin bërthamor të Rusisë nëse forcat e mbrojtjes ukrainase vazhdojnë të pengojnë pushtimin e tij në vendin e tyre.

Scott Berrirer, Drejtor i Agjencisë së Inteligjencës të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, zbuloi shqetësimet në një raport prej 67 faqesh. 

Ai ngre hipotezën e një sulmi të mundshëm bërthamor në Kiev, kryeqyteti ukrainas i cili deri më tani i ka rezistuar përparimeve ruse.

Raporti i tij vë në dukje se Rusia po zhvillon raketa që janë të afta të anashkalojnë mbrojtjen e Perëndimit.

“Ndërsa kjo luftë dhe pasojat e saj dobësojnë ngadalë forcën konvencionale ruse, Rusia ka të ngjarë të mbështetet gjithnjë e më shumë në armët e saja bërthamore", shkroi Berrier.

Megjithatë, pushtimi i Putinit në Ukrainë ka ngecur pas tre javësh, pasi forcat mbrojtëse ukrainase kanë tejkaluar pritshmëritë e inteligjencës ushtarake ruse, sipas analistëve perëndimorë.


Video