Deputetja ukrainase: Rusët po abuzojnë me gratë mbi 60 vjeçe dhe më pas i vrasin

17 March 2022, 22:42Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Deputetja ukrainase: Rusët po abuzojnë me gratë mbi 60

Deputetja ukrainase, Lesia Vasylenko ka treguar tmerrin që po përjetojnë gratë ukrainase gjatë ditëve të luftës. Vasylenko ka denoncuar se ushtarët rusë përdhunuan gratë mbi 60-vjeçe, para se t’i vrisnin.

Këtë deklaratë ajo e ka bërë në një konferencë për gazetarët, sipas së cilës mizoria e Putin nuk po kursen më as fëmijët dhe gratë e moshuara.

“Shumica e grave mbi 60 vjeç u ekzekutuan pasi u përdhunuan. Problemi kryesor është se viktimat dhe familjet nuk kanë forcën apo kapacitetin për te kundërshtuar”, ka thënë Vasylenko.

Ajo i bëri thirrje qeverisë që të sigurojë mbështetje humanitare të synuar brenda Ukrainës, në mënyrë që viktimat të mund të marrin ndihmën e duhur.

 


Video