“Gjenocidi u krye ndaj njerëzve, jo ndaj boshnjakëve”, Abazoviç iu kërkon falje nënave të Srebrenicës

11 July 2022, 17:16Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Gjenocidi u krye ndaj njerëzve, jo ndaj boshnjakëve”,
Dritan Abazoviç

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka kërkuar falje lidhur me deklaratën e tij në 27-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë.

Gjatë fjalimit të tij, Abazoviç tha se “gjenocidi nuk është bërë ndaj boshnjakëve, por ndaj njerëzve” dhe se “nuk është kryer nga ushtritë, por nga politikanët”. Por kjo deklaratë solli reagime të ashpra, çka solli edhe një sqarim të Abazoviç.

“U kërkoj falje nënave të Srebrenicës për mendimin e shprehur në mënyrë të paqartë. Dihet se çdo vepër varet nga qëllimi i saj. Qëllimi im është paqja. Gjenocidi i kryer kundër boshnjakëve në Srebrenicë të mos përsëritet ndaj askujt”, shkroi ai në Telegram.

Forcat serbe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë gjatë luftës së viteve ’90.

Masakra është cilësuar si mizoria më e rëndë në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e ka njohur si gjenocid.


Video