Kancelari gjerman, Olaf Scholz i është drejtuar Maqedonisë së Veriut me një letër, ku tha se vendi tashmë ndodhet pranë një kompromisi që mund t’i garantojë hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, 17 vjet pas marrjes së statusit të vendit kandidat.
Në letrën e tij, shpërndarë nga ambasada gjermane në Shkup, theksohet se edhe nëse Maqedonia e Veriut do të pranojë propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, anëtarësimi i saj në BE nuk do të jetë i lehtë.
“Vendi juaj përsëri po përballet me një sjellje të një vendimi të rëndësishëm. A dëshironi të pranoni kompromisin evropian? Dhe me këtë, 17 vite pas ndarjes së statusit të kandidatit për anëtarësim në BE, mundet përfundimisht të mbahet konferenca e parë për anëtarësim. Kjo do të ishte një hap që do t’u afronte deri te anëtarësimi në BE dhe do të tejkalohet bllokada. Unë kuptoj padurimin tuaj dhe frustrimin tuaj. Madje edhe e ndaj këtë bashkë me ju!
Unë ju kuptoj kur thoni: Neve shumë gjatë dhe shumë na është premtuar. Kjo që kërkohej prej neve ishte e tepërt. Unë kuptoj dyshimet tuaja nëse me këtë hap me të vërtetë do të hapet rruga për në BE. Unë dua të jem i sinqertë me ju. Madje edhe pas pranimit të këtij kompromisi, procesi për hyrje në BE nuk do të jetë i lehtë. Do të ketë edhe pengesa tjera të cilat duhet të tejkalohen. Por, unë gjithashtu dua t’u them: Së bashku do t’i tejkalojmë detyrat që na presin.
Sepse duam që të jeni anëtare e BE-së. Ne ju duam juve të nderuar maqedonas dhe maqedonase, të anëtarësuar në një Union ku ruhen dhe kujdesen veçoritë tuaja kulturore, gjuhët dhe identitetet. Kjo na bën të fortë bashkërisht. Të gjithë e dimë se kompromiset ndonjëherë janë të dhimbshme. Bashkimi Evropian përbëhet nga kompromiset, çdo ditë. Por, unë fuqishëm jam i sigurt se madje edhe kompromiset e vështira në fund gjithnjë na bëjnë më të fortë dhe na çojnë përpara. Ne jemi dhe do të ngelemi në anën tuaj!”, ka shkruar kancelari gjerman, Olaf Scholz.
Këtë të hënë, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Verriut, Talat Xhaferi, do të takojë krerët e grupeve parlamentare për të diskutuar mbi propozimin francez.
Gjatë këtyre diskutimeve do të përcaktohet edhe se kur do të zhvillohet seanca plenare për informimin e qeverisë për propozimin e kornizës negociuese për anëtarësimin në Bashkimin Europian.