Kreu i forcave Wagner, Yevgeny Prigozhin mund të ketë vdekur ose është burgosur pas rebelimit ndaj autoriteteve në Kremlin, beson një general amerikan.
Gjenerali në pension Robert Abrams, i cilika shërbyer më parë si komandant i Forcave Amerikane, tha se Prigozhin ka shumë të ngjarë të ketë vdekur dhe të mos shfaqet me kurrë në publik.
“Unë mendoj se ai ose do të fshihet ose do të dërgohet në burg ose do të trajtohet në ndonjë mënyrë tjetër, por dyshoj se s’do ta shohim më”, deklaroi ai për televizionin amerikan ABC Neës.
Pasi u pyet nëse mendon se Prigozhin është ende gjallë, Abrams u shpreh: “Unë personalisht nuk mendoj se është, dhe nëse është, ai është diku në një burg”.
Oligarku Prigozhin konsiderohej si një prej njerëzve më të afërt të Putinit, por marrëdhënia e tij armiqësore me krerët e Ministrisë ruse të Mbrotjes dhe revolta pas tërheqjes nga Ukraina, e shndërruan atë në një “armik” të regjimit.