Dhuna në Kuvendin e Kosovës, Prokuroria thërret deputetin që lagu me ujë Kurtin

13 July 2023, 19:15Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dhuna në Kuvendin e Kosovës, Prokuroria thërret deputetin që
Incidenti ndodhi teksa po fliste kryeministri Albin Kurti

Prokuroria e Shtetit të Kosovës ka thirrur për të marrë në pyetje deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku.

Sipas medieve në Kosovë, prokurorët kanë nisur hetimet për episodin e dhunës që shpërtheu sot teksa në seancën plenare po fliste kryeministri Albin Kurti.

Dhuna në Kuvendin e Kosovës, Prokuroria thërret deputetin që
Fletëthirrja e prokurorisë për Lushtakun

Lushtaku shkoi drejt Kurtit dhe e spërkati me ujë. Kaq mjaftoi që situata të degradonte në dhunë fizike.

Lushtaku ka deklaruar se do të padisë Hekuran Muratin, Albulena Haxhiu e Besnik Bislimin, pasi pretendon se kanë qenë ata që e kanë sulmuar të parët.

Pas incidentit, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti ka pretenduar se Lushtaku e ka sharë nga nëna.



Video