Shqiptari kapet me 100 doza kokaine në Britani: Kam gruan me kancer dhe vetë jam me hernie

13 July 2023, 16:43Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shqiptari kapet me 100 doza kokaine në Britani: Kam gruan me kancer dhe
Shqiptari Ndriçim Bulica

Një shtetas shqiptar është kapur me 100 doza kokaine, vetëm pak ditë pasi kishte mbërritur në Britaninë e Madhe nga Italia, ku jeton prej vitesh me familjen e tij.

Policia vuri re një makinë tip “Ford Fiesta” që shkëmbeu diçka me një grua në rrugët e Northampton-it, por kur ndezën sirenat, makina u largua me shpejtësi nga vendngjarja.

Pas ndjekjes, policët arritën ta ndalojnë makinën prej së cilës zbriti 35-vjeçari shqiptar Ndriçim Bulica. Gjatë kontrollit, në xhepat e shqiptarit si dhe të fshehura në makinë u gjetën 11 doza me kokainë.

Policia tha se kontrolloi edhe banesën që Bulica kishte marrë me qira, dhe zbuloi 74 doza me kokainë në sallon si dhe 3 të tjera në tualet.

Droga kap një vlerë prej rreth 3,560 paund, ndërsa 35-vjeçarit iu sekuestruan edhe 321 paund dhe 90 euro “cash”.

Gjatë seancës për masën në gjykatë, Bulica tha se u detyrua të tregtojë kokainë për shkak të “presionit ekonomik”. Ai tha se ka gruan me kancer dhe pritet t’i nënshtrohet një operacioni në Itali. Ndërsa ai vetë tha se nuk është i aftë të punojë pasi ka dy hernie të jashtme.

Megjithatë, gjykata vendosi ta dënojë me dy vite e tre muaj burg.


Video