Presidenti i SHBA-së Joe Biden është takuar gjatë samitit të NATO-s në Lituani me homologun ukrainas Volodomyr Zelensky.
Biden ka shprehur mbështetjen e SHBA për Ukrainën në luftën kundër pushtuesve rusë duke thënë se e ardhmja e vendit është në NATO.
"Zoti Zelensky dhe unë folëm për llojin e garancive që mund të japim ndërkohë... angazhimet afatgjata që po bëjmë mbështeten nga nocioni se ndërkohë, ne do t'i ofrojmë siguri Ukrainës për nevojat e saj dhe kundër çdo agresioni që mund të ndodhë”, tha Biden.
I pyetur nga gazetarët se sa kohë do t’i duhet Ukrainës që të bëhet anëtare e NATO-s pasi lufta të ketë përfunduar, Biden tha “1 orë e 20 minuta”, një përgjigje që shkaktoi të qeshura te të pranishmit.
Joe Biden responded to a journalist's question "how soon after the war would you like Ukraine to become a NATO member?"
— NEXTA (@nexta_tv) July 12, 2023
The American president replied that it would take "one hour and 20 minutes." pic.twitter.com/hAS1ELAdDn