Goditet rrjeti i shqiptarëve në Alicante të Spanjës, 26 të arrestuar dhe mbi 3 milionë euro drogë e sekuestruar

12 July 2023, 19:41Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Goditet rrjeti i shqiptarëve në Alicante të Spanjës, 26
Droga dhe paratë e sekuestruara

Një grup kriminal i përbërë nga shqiptarë dhe spanjollë është goditur nga Guardia Civil në Spanjë. Aksioni është zhvilluar në Alicante dhe Murcia, duke përfunduar me arrestimin e 26 personave.

Mediat spanjolle raportojnë se autoritetet kanë zhvilluar kontrolle në 16 banesa në Murcia, Torrevieja, Alicante dhe Barcelona, ku janë sekuestruar në total lëndë narkotike me vlerë mbi 3 milionë euro.

Sipas hetimeve disa mujore, grupi kriminal blente sasi të mëdha kanabisi, dhe pasi i fshihte ato duke i paketuar në kuti postare, i dërgonte zona të ndryshme të Gjermanisë.

Pjesa kryesore e trafikut organizohej nga shtetas shqiptarë, disa prej të cilëve merreshin me kultivimin dhe rritjen e kanabisit, ndërsa të tjerë me transportin dhe në fund me paketimin dhe dërgimin drejt Gjermanisë.

Në total janë arrestuar 26 persona, ndërsa për 13 prej tyre është dhënë masa arrest me burg.


Video