Sulmohet me bombë Lozha Masonike në Athinë, kërcënime edhe ndaj televizionit

13 July 2023, 21:01Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulmohet me bombë Lozha Masonike në Athinë, kërcënime
Sulmi në Lozhën Masonike të Athinës

Ndërtesa e Lozhës së Madhe Masonike të Greqisë ka qenë shënjestër e një sulmi me një lëndë shpërthyese të improvizuar.

Televizioni shtetëror grek ERT raportoi sot se sulmi është kryer me një mjet shpërthyes në orën 06:30 përballë ndërtesës së Lozhës së Madhe Masonike në kryeqytetin Athinë.

Mësohet se autorët kanë telefonuar dhe kanë raportuar se “do të ketë shpërthim”, por mjeti shpërthyes ka eksploduar para se ekspertët të mbërrinin në vendngjarje.

Sulmohet me bombë Lozha Masonike në Athinë, kërcënime

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit. Ndërsa nga incidenti nuk ka patur viktima apo të plagosur.

Gjithashtu brenda godinës, autoritetet gjetën një kuti të dyshimtë që e shpërthyen nga distanca.

Po gjatë pasdites së sotme, një telefonatë anonime ka njoftuar për prezencën e një bombe në ambientet e televizionit grek “Open”.


Video