Dyshohet si e qëllimshëm, shpërthen në flakë miniera 'Trepça' në Mitrovicë

25 December 2022, 16:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dyshohet si e qëllimshëm, shpërthen në flakë miniera
Foto ilustruese

Është përfshirë nga zjarri miniera e cila mban emrin "Trepça" në Mitrovicë dhe ndodhet në fshatin Tunel i Parë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe dyshohet se ka qenë zjarrvënie e qëllimshëm. Autorët, ende të paidentifikuar dyshohet se e kanë shpërthyer në flakë minierën duke shkaktuar dëme të mëdha dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.  

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes pas orës 20:00 për të neutralizuar flakët, ndërsa mësohet se fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. Vlera e dëmeve ende nuk është përcaktuar, teksa për rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit në Kosovë, me urdhër të së cilit është iniciuar rasti si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, derisa të identifikohet personi apo personat e dyshuar.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që me anë të zjarrit, vërshimeve, armëve, eksplozivit apo ndonjë mjeti tjetër vdekjeprurës, helmit ose gazit helmues, rrezatimit jonizues, forcës mekanike, me energji elektrike ose me ndonjë lloj energjie tjetër, ose me ndonjë veprim tjetër të rrezikshëm apo mjete të rrezikshme, shkakton rrezik të madh për jetën e njerëzve apo dëm të konsiderueshëm pasuror, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 


Video