Vladimir Putin thotë se njerëzit e katër rajoneve të Ukrainës që ai po planifikon të aneksojë kanë marrë vendimin e tyre. “Rezultatet dihen, dihen mirë. Njerëzit bënë zgjedhjen e tyre – e vetmja zgjedhje”
Por Putin nuk ndalet dhe pse referendumet u dënuan si të paligjshme nga Perëndimi dhe ekspertët ligjorë.
“Jam i sigurt se Asambleja Federale do të mbështesë katër rajonet e reja të Rusisë, katër subjekte të reja të Federatës Ruse… sepse ky është vullneti i miliona njerëzve,” thotë Putini që pasohet nga duartrokitje të forta.
Ai thotë se rezultatet e referendumeve janë “e drejta natyrore” e atyre që votuan. Putini i është kthyer pas dhe historisë – duke pretenduar se shumë breza rusësh kanë luftuar për këto toka.
Presidenti rus e mbrojti atë që po bën në Ukrainë, aneksimin e katër zonave të vendit, duke thënë se ato janë territore ruse dhe duke fajësuar Perëndimin për përpjekjen për të nënshtruar Rusinë.