Zbulohet shkaku i vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II

29 September 2022, 22:36Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohet shkaku i vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II
Elizabeth II

Shkaku i vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II ishte pleqëria, sipas certifikatës së saj të vdekjes të lëshuar nga Familja Mbretërore.

Elizabeth II vdiq në orë 15:10 në Kalanë Balmoral në Skoci, më 8 shtator. Ajo ishte 96 vjeç, thuhet në certifikatën e vdekjes. Dokumenti u nënshkrua nga vajza e saj, Princesha Anne.

Zbulohet shkaku i vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II
Certifikata e vdekjes

Vdekja u regjistrua më 16 shtator nga Sekretari i Përgjithshëm për Skocinë, shkruan BBC.

Certifikata e saj e vdekjes mban gjithashtu emrin e babait të saj, Mbretit George VI, dhe nënës, Elizabeth Bowes-Lyon.


Video