Boks në studio, deputeti dhe truproja rrahin gazetarin (Video)

8 August 2022, 10:16Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Boks në studio, deputeti dhe truproja rrahin gazetarin (Video)
Sherr në studio

Studio televizive kthehet në ring boksi në një tv në Turqi.

Incidenti ndodhi të shtunën e kaluar kur në emision po diskutohej për çështjen e pavarësisë së gjyqësorit në Turqi dhe të ardhmen politike të liderit të burgosur kurd Selahettin Demirtas, si dhe Osman Kavala, i cili po mbahet gjithashtu në burg pa një akuzë konkrete.

“Policia dhe shteti na përkasin neve”, tha prerazi deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike Kemal Enginhurt.

Gazetari Latif Simsek i tha të ndalonte dhe në atë moment deputeti nacionalist u zhvendos me ton kërcënues në drejtim të tij.

E pasi të dy u përplasën, është shfaqur edhe truproja e deputetit dhe së bashku kanë nisur ta rrahin pa mëshirë gazetarin.

I tillë ishte intensiteti i goditjeve sa gazetares i ra të fikët, ndërsa emisioni u ndërpre dhe rifilloi pas 20 minutash, me prezantuesin dhe drejtuesit e stacionit që nuk e miratuan atë që ndodhi dhe kërkonin falje.

Në pauzë, siç tregojnë videot, gazetari është rrahur nga deputeti dhe truproja e tij. Latif Simsek paditi deputetin Kemal Enginhurt, i cili ishte një ish-ekzekutiv i “Ujqërve Gri”.

Prokurori ndërkohë ka vendosur masën e paraburgimit për truprojën, por jo për deputetin që mbulohet me imunitet.


Video