A do të shkosh në Ukrainë? Si përgjigjet presidenti Joe Biden

20 April 2022, 00:06Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A do të shkosh në Ukrainë? Si përgjigjet presidenti Joe
Joe Biden

Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se “pushtimi rus i Ukrainës do të vazhdojë të rëndojë në ekonominë botërore”.

“E dimë që familjet po përballen me çmimet e rritura. Vladimir Putin është arsyeja madhore e inflacionit. Pushtimi i Ukrainës ka rritur çmimin e gazit dhe të ushqimit në të gjithë botën”, tha Biden.

Presidenti amerikan shtoi se po mundohet që të bëjë maksimumin për të ulur çmimet, duke u koordinuar me aleatët e SHBA-së.

“Jemi në një situatë ku lufta në Ukrainë do të vijojë të rëndojë mbi ekonominë botërore. Shumë njerëz po vuajnë, pasi për ta ndryshimi i çmimit të vezëve apo karburantit nuk është gjë e vogël”, theksoi Biden.

Biden u është përgjigjur edhe interesit të gazetarëve nëse do ta vizitojë Ukrainën.

“Përgjigjja është; nuk e di. Unë kam qenë në Ukrainë shumë herë, thjesht nuk kam qenë atje kohët e fundit”, iu përgjigj Biden interesit të gazetarëve.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë deklaruan javën e kaluar se një zyrtar i lartë mund të udhëtojë në Kiev për të takuar Presidentin Volodymyr Zelensky. Ndërsa ky i fundit e ka ftuar presidentin amerikan që të bëjë vizitojë Ukrainën.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha të hënën se aktualisht nuk ka asnjë plan që Biden të udhëtojë jashtë SHBA-ve.

Më vonë ajo shtoi se nëse do të kishte të tilla plane nuk do ua tregonte gazetarëve.

Zyrtarët thonë se ka më shumë gjasa që SHBA të dërgojë sekretarin e shtetit ose sekretarin e mbrojtjes në Ukrainë.


Video