Vritet komandanti i një prej batalioneve separatiste pro-ruse në lindje të Ukrainës

19 April 2022, 19:48Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vritet komandanti i një prej batalioneve separatiste pro-ruse në
Nje ushtar rus ne Lugansk

Është vrarë një komandant i një prej batalioneve të separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës, Mikhail Kishchik. Komandanti vdiq gjatë sulmit të trupave ruse dhe forcave separatiste kundër ushtrisë ukrainase në lindje të vendit.

Këtë lajm e ka bërë me dije kryeministri i republikës së vetëshpallur popullore të Luhansk (LNR), Sergei Kozlov përmes një postimi në rrjetet e tij sociale.

“Lajm i trishtuar nga vija e frontit. Ka vdekur nënkoloneli Mikhail Kishchik”.

Kozlov shton se Kishchik dhe shokët e tij u rrethuan nga ukrainas afër qytetit të Kreminës dhe “luftuan deri në fund”.

“Po përcaktojmë numrin e të vrarëve dhe të plagosurve”, ka shkruar mes të tjerash ai.

Kishchik dhe batalioni i tij kanë luftuar kundër forcave ukrainase që nga viti 2014. Në periudhat e hershme të konfliktit, ai dhe luftëtarët e tij u akuzuan për plaçkitje të zonave të banuara në rajonin e Luhanskut.

 


Video