Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë mes Kilit dhe Argjentinës, lëshohet alarmi për cunami

2 May 2025, 15:54Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë mes Kilit dhe Argjentinës,
Foto ilustruese

Një tërmet i fuqishëm i magnitudës 7.4 ballë është regjistruar pak çaste më parë në cepin jugor të Amerikës Latine, midis Kilit dhe Argjentinës.

Tërmeti e ka patur epiqendrën në kanalin Drake, ndërsa autoritetet në Kili kanë lëshuar alarmin për cunami dhe i kanë kërkuar banorëve të largohen me shpejtësi nga vija bregdetare.

Momentalisht nuk ka të dhëna për persona të lënduar. Disa pamje të shpërndara në internet tregojnë re të mëdha tymi, të krijuara nga rëshqitja e dherave midis zonës kodrinore jo shumë larg epiqendrës.

Banorë duke u larguar në vende malore



Video