Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Qytetarë të shumtë kanë zgjedhur edhe këtë vit Parkun e Gërmisë në Kosovë për ta festuar 1 Majin.
Mirëpo për dallim nga vitet e kaluara, sivjet, qytetarët festuan dhe kur u larguan pastruan ambientin.
Pamjet tregojnë një park po aq të pastër sa edhe ishte përpara se të qindra qytetarë të mbërrinin aty pët të shijuar këtë ditë të bukur në natyrë.
Pa dyshim, një gjest për t'u marrë shembull.
Qytetarë të shumtë arritën të shkonin aty, edhe pse më herët ishte njoftuar se nuk do të lejoheshin automjetet.