“I dërrmon profesionet e lira, dëmton shtresën e mesme”, Tomorri dhe Sejamini rendisin gabimet e paketës fiskale

28 October 2026, 22:50Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“I dërrmon profesionet e lira, dëmton shtresën e
Klodian Tomori

Gazetari i njohur Klodian Tomori tha se ndryshimet në paketën fskale që prezantoi sot kryeministri Edi Rama janë “dërrmuese” për profesionet e lira.

I ftuar në emisionin “Opinion”, ai theksoi se kjo qasje dëmton rëndë shtresën e mesme.

“Kjo i dërrmon profesionet e lira. Një mjek shet vetëm punën. Kjo është shkatërrues për profesionet e lira. Kjo e dëmton shtresën e mesme”, tha Tomorri.

Të njëjtin mendim ndau edhe analisti Neritan Sejamini.

Ai theksoi se paketa e propozuar nga qeveria është thjeshtë një propagandë, e cila sipas tij kërkon të krijojë idenë sikur qeveria po ndihmon shtresat e varfra të shoqërisë.

Sipas tij, propozimet që tha Rama kanë për të përkeqësuar më tej problemet sociale dhe ekonomike në Shqipëri.

“Politikat fiskale janë instrumenti kryesor që ka një  qeveri. Po të shikosh këto janë absurde. Nuk arrin asgjë. Me përjashtim të një grupi të vogël, që përfitojnë diçka, të gjithë të tjerët janë të humbur.

Kjo ka për t’i përkeqësuar problemet. Kjo paketë është propagandë për t’u dukur sikur qeveria po përpiqet të ulë çmimet për shtresat në nevojë”, tha ai.

 


Video