Mbreti Zog dhe vlerësimet e tij pozitive për Enver Hoxhën

19 Shtator 2022, 20:48Histori SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Enver Hoxha dhe Ahmet Zogu

Dihej kahershëm që Mbreti Zog ndiqej nga zbulimi shqiptar pa ndërprerje në emigracion, deri sa ai ndërroi jetë në vitin 1961. Po kështu ishte e qartë që ai jo vetëm survejohej, por që po ashtu Sigurimi i Shtetit kishte tërhequr në bashkëpunim edhe njerëz shumë pranë tij, të cilët raportonin në mënyrë të rregullt për gjithçka, sipas urdhrave të zbulimit shqiptar duke krijuar edhe inskenimet e nevojshme, për të kuptuar se çfarë mendonte Ahmet Zogu e çfarë aktiviteti kishte. Një rast të tillë po botojmë edhe sot.

Bëhet fjalë për një raport të Sigurimit të Shtetit, që ka siguruar ekskluzivisht Vox News, i cili ndodhet në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku një zyrtari të Sigurimit me pseudonimin e punës “PIRRO”, i komunikohet raporti që ka hartuar një bashkëpunëtor i Sigurimit me pseudonimin “TODI” për “MACUKULLIN”, i cili ishte pseudonimi që Sigurimi i kishte vendosur Ahmet Zogut.

“TODI” ishte një person shumë pranë Ahmet Zogut, madje i familjes së tij, çka del qartë edhe në fund të raportit.

“TODI” kishte zhvilluar një bisedë me mbretin Zog dhe raporton për të. Interesant dhe me vlerë është mënyra se si e vlerëson ai Shqipërinë, politikën e saj të jashtme deri në mesvitet 1950 dhe sidomos Enver Hoxhën: “Ata kur nuk u tunden tashti me gjithkete lëvizje Politike as nuk do te tunden ma. Ata kanba te këqija si vrasje, arrestime por jo aq shume sa kemi than e themi neve. Me gjitha te edhe ata vet nuk kan dashur te bëjnë keq, por kan qen te detyruar nga Situata, nga ana tjetër siç thon ata te Tiraneskanba shume pune te mira. Te udhëheqësh nji Shtet nuk asht kollaj mor bir thot “Macukulli” dhe aq me tepër te bahen përparime te tilla ne at vende si Shqiperia qe asht vendi me i varfër dhe me i vogël ne Bote. Ata kanba reformën Agrare, qe kerkonja ta banja une dhe nuk e bana dot. Une nuk i kam haset perket pune. Te gjitha këto te mira populli Shqiptar i ka ne saja te Enver Hoxhes dhe prandaj e duan Qeverin”, shprehet ndër të tjera Ahmet Zogu. Po me kaq interes janë edhe të dhënat që Zogu jep për emigracionin dhe qëndrimin amerikan ndaj atij dhe Shqipërisë.

Për më shumë, po japim të plotë raportin e “TODIT” në Qershor 1956:

Nr. 132                              Dat. 22/6/1956

PIRROS

Parisi njofton se “TODI” asht takuar me “MACUKULLIN” dhe ne bisedim e siper “MACUKULLI” i thote atij: Se qëndrimi i Qeveris se sotme te Shqiperise karshi Jugosllavis, sidmos ne 1940 ka qen i drejt kur morenanen e B.S. Pote ishte ba me Jugosllavin Shqiperija nuk do te ekzistonte ma mbasi do te ishte ndare ne dy pjes, duke ja aneksuar nji pjes Greqis dhe nuk do te ishte pranuar ne UNO. Dhjet vjet perpjekje qe ka ba Qeverija Shqiptare dhe me ndihmen e Rusis ajo u pranua ne UNO. Kjo asht nji gja shum e madhe per Shqiperin per arsye se tashti ka hyre ne nji radhe me shtetet e mbedhenj dhe nuk mundet ta cenoj kush ma.

Mbreti Zog dhe vlerësimet e tij pozitive për Enver Hoxhën

Politika e jashtme e Qeveris se Tiranes ka qene Patriotike, Indipendente dhe nji Politike e drejte per interest e Shqiperis dhe qe ja ka rritur Prestigjin.

Ata kan ber dy gjana qe Populli Shqiptar nuk ka per t’ja harruar kurre: E para asht qendrimi karshi Jugosllavise ne 1948 dhe e dyta qëndrimi i kongresit dhe vendimet e tija ne lidhje me Jugosllavin qe nuk hoqen as nji njeri nga udhëheqja per hatrin e Qeveris se Titos por pan interesin e Shqiperis duke mbajtur nji qëndrim independente. Ky qendrim nuk i pelqen as Titos as Rusevet, pikërisht per kete nuk dime ne se do te jene te zotet ta mbajne dhe sa kohe do ta mbajne. Ata kanba mire qe jan lidhur me Rusine. Shqiperiaj ka nevoje per nji lidhje te tille me Rusin e cila asht nji fuqi e madhe dhe i dëgjohet zani kudo.

Ata kur nuk u tunden tashti me gjithkete lëvizje Politike as nuk do te tunden ma. Ata kanba te këqija si vrasje, arrestime por jo aq shume sa kemi than e themi neve. Me gjitha te edhe ata vet nuk kan dashur te bëjnë keq por kan qen te detyruar nga Situata, nga ana tjetër siç thon ata te Tiraneskanba shume pune te mira. Te udhëheqësh nji Shtet nuk asht kollaj mor bir thot “Macukulli” dhe aq me tepër te bahen përparime te tilla ne ato vende si Shqiperia qe asht vendi me i varfër dhe me i vogël ne Bote. Ata kanba reformën Agrare, qe kerkonja ta banja une dhe nuk e bana dot. Une nuk i kam haset perket pune. Te gjitha këto te mira populli Shqiptar i ka ne saja te Enver Hoxhes dhe prandaj e duan Qeverin.

Persa i përket kthimit tone ne Shqiperi shpresat jan te humbura, pa mbaruar kjo pune dhe vetëm nji ndryshim i situatës ne te gjith boten munde ta bej te mundshme. Ne shpresojme tek Amerikanet, por si duket situata problemet po zgjidhen ne rruge paqsore, kështu qe edhe Amerikanet nuk kan se çfar te na bëjnë, prandaj i thot “Macukulli” atije duhet te stabilizoheni me pune dhe ta siguroni jeten.

Detyra e jon sot asht te shuhen sherret midis Shqiptarvet ne migrim thot “Macukulli”. Persa i përket Komitetit te Romes qe u prish me urdhër te Departamentit te Shtetit nga i cili mvaret dhe do te pushoj se ekzistuari ne fundin e Qershorit, ai u prish per vet rrethanat qe po zhvillohen ne situatën e sotme. Ruset po bëjnë shume lëshime per paqen dhe si rrjedhim dhe Amerikanet jan te detyruar te bajne lëshime. Me qe se neve jemi vone dhe kohet e fundit Shqiperija u pranua ne UNO, na kapi neve te paret. Ne qoft se vazhdon kjo situat i njëjti fat i pret edhe Komitetet e vendeve te tjera.

E vetmja gja asht qe te formohet Shoqerija Shqiptare per ti mbajt këto te mbledhur dhe ne armoni me njeri tjetrin, por kjo nuk dihet se kur bahet. Hasani me shokët kur erdhën kishin dijeni per prishjen e Komitetit. “Macukulli” i asht ankue atij se asht keq ekonomikisht dhe se shpenzon nje miljon franga ne muaj, per te paguar qiran, Suiten, per te mbajtur njerzit e familjes, djalin me studime ne Gjeneve, shëndetin e tij, qe asht keqsue dhe veprime te ndryshme. Kur “TODI” i tha se prishte shume ay i nxori defterin e llogarive qe e mbante vet. Ka shtëpi ne rrethin e Parisit dhe ka gjetur nji mysliman.

Ka than se Abaz Kupi do te rrij te jetoj me te se vuan ekonomikisht. Per arsyena ekonomike ka dëbuar doktorin e shtepis Egjyptian dhe tani mjekohet si mbas rastit. Njigja e tille i ka than atij nuk asht mir per ni Mbret se i kushton shume. “TODIT” i ka than se je bir i shtepis prandaj kur ta shofi ngushte te shkoj e te jetoj ne familjen e tije, gjithashtu e ka ftuar te kaloj pushimet atje.

“TODI” thot se nuk e priste nji ndryshim te tille nga “MACUKULLI”.

Mbreti Zog dhe vlerësimet e tij pozitive për Enver Hoxhën

FUNDE

Nxjerr me katër kopje nga Rapi I. Kullolli me date 26 Qershor 1956, ne katër kopje, njëra nga te cilat u vendos ne dosjen e “Macukullit”.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video