Pas vdekjes së Enver Hoxhës dhe ardhjes së Ramiz Alisë në krye të shtetit monist shqiptar, vihet re një orientim jo i rastësishëm i punë së organeve të zbulimit shqiptar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Duke parë e vlerësuar gjithë ndryshimet që po shfaqeshin në horizont, e kryesisht në Bllokun Lindor, qeveria shqiptare duhej të dinte saktë pozicionin që ajo zinte në sytë e qeverisë amerikane dhe institucioneve të larta të saj.
Ky interes është shumë i dukshëm, nëse i referohemi raporteve të shumta që zbulimi shqiptar dërgonte nga Amerika, bazuar në një rrjet të mirëngritur bashkëpunëtorësh, të cilët arrinin të mblidhnin informacione të klasifikuara të institucioneve amerikane si edhe të paraqesnin analiza shumë interesante për situatën në Shqipëri: “[...] Qarqet politike dhe eksperte amerikane ne SHBA mendojnë dhe japin konsiderata se nga vlerësimet dhe analizat e tyre per vendin tone del se aktualisht situata politike ne Shqiperieshte me e mire se ne te kaluarën, pavarësisht nga deklarimet se pasardhësit e Enver Hoxhes do te ndjekin rrugën e vazhdimësisë dhe do t’i qëndrojnë besnike parimeve baze te politikes se jashtme e te brendshme te farketuara nga ish udhëheqësi i tyre. Kjo shpjegohet e duket ne faktin se udhëheqja e tanishme shqiptare eshte çliruar nga metodat autoritare te drejtimit te se kaluarës dhe kursi i saj politik po merr nje kthese te kujdesshme drejt hapjes ndaj botes”, shkruhet qysh në krye të raportit të zbulimit shqiptar.
Sa më sipër, tashmë pas mëse 30 vitesh, shohim se historia e vërteton këtë raport. Sikurse vërteton po ashtu, se ndryshimet demokratike në Shqipëri nuk erdhën rastësisht, por të dirigjuara me saktësi, mbi bazën e informacioneve dhe parashikimeve të sakta.
Për më shumë lexojmë raportin e plotë të Ministrit të Brendshëm Hekuran Isai, dërguar Ramiz Alisë, nga Fondi i KQ të PPSH-së:
***
REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPERISE
MINISTRAI E PUNEVE TE BRENDSHME
DREJTORIA E TRETE
Nr. 12 SEKRET
Tirane, me 28.8.1988
INFORMACION
Nje burimi yne informon se:
1. Qarqet politike dhe eksperte amerikane ne SHBA mendojnë dhe japin konsiderata se nga vlerësimet dhe analizat e tyre per vendin tone del se “aktualisht situata politike ne Shqiperieshte me e mire se ne te kaluarën, pavarësisht nga deklarimet se pasardhësit e Enver Hoxhes do te ndjekin rrugën e vazhdimësisë dhe do t’i qëndrojnë besnike parimeve baze te politikes se jashtme e te brendshme te farketuara nga ish udhëheqësi i tyre. Kjo shpjegohet e duket ne faktin se udhëheqja e tanishme shqiptare eshte çliruar nga metodat autoritare te drejtimit te se kaluarës dhe kursi i saj politik po merr nje kthese te kujdesshme drejt hapjes ndaj botes”.
Nen kete këndvështrim shihet edhe politika aktive e jatshme e Shqiperise dhe zgjerimi i marrëdhënieve te saj me vende te ndryshme te botes. Por, sipas eksperteve amerikane, “ne Shqiperi nuk mund te kete zhvillime te ndjeshme te hapjes se saj, sepse ajo nuk ka burime te mjaftueshme financiare per te siguruar teknologjinë moderne. Kjo i ka diktuar sot udhëheqjes shqiptare nevojën qe te zgjidhe problemet ekonomike te vendit, ku amerikanet japin vlerësime se ka stanjacion ne prodhimin industrial dhe ne tërësi rendimenti eshte i ulet”.
2. SHBA janë te predispozuara dhe te gatshme per te normalizuar dhe vendosur marrëdhënie diplomatike me Shqiperine ne rast se edhe ajo do te shprehej e gatshme pernjegje te tille nga ana e saj.
Lidhur me trajtimin e çështjes se arit shqiptar Anglia përpiqet qe te beje fajtore Shqiperine dhe ta ngarkoje ate me përgjegjësi per incidentin e Kanalit te Korfuzit, me qellim qe kjo çështje te mos zgjidhet, ndërsa nga ana tjetër, SHBA kërkojnë te përfitojnë ne kete mes per te hyre ne marrëdhënie me vendin tone.
Burimi mendon se aktualisht nuk ka rreziqe per ndërhyrje nga jashtë kundër Shqiperise, ndërsa nga vendet fqinje, Jugosllavia mbetet rreziku kryesor, por sot nuk eshte ne gjendje te ndermarre aventura kundër vendit tone.
Ne Greqi nuk parashikohet qe te kete ndryshim lidhur me bazat ushtarake amerikane te instaluara atje, por Greqia synon te tërheqë fonde te reja per forcimin e potencialit te saj ushtarak.
Ne Turqi ekziston nje opinion shume i favorshëm per vendin tone, gje qe burimi e ka konstatuar nga udhëtimet e tij te shpeshta ne ate vend. Bazat amerikane ne Turqi kane dispozitave dhe mjete te sofistikuara zbulimi dhe te gjitha janë te destinuara ne drejtim te Bashkimit Sovjetik.
- Shanset per t’u zgjedhur president i SHBA i ka Xhorxh Bushi sepse amerikanet nuk do te pranonin nje president me origjine greke, si pershembul rasti i nenpresidentitSpiroAgnju.
Ministri i Puneve te Brendshme
HEKURAN ISAI
Vule, Nenshkrim
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.