Isuf Luzaj, eksponent i lartë i Ballit Kombëtar, lindi në vitin 1914 në Kaninë të Vlorës. Studimet e larta i kreu në Francë dhe pasi u kthye në Shqipëri filloi punën si mësues në Liceun e Korçës. Më pas punoi edhe në Elbasan dhe në shkollën tregtare të Vlorës. Në vitin 1939 u arrestua nga italianët si pjesëmarrës në demonstratën e 29 nëntorit 1939 dhe u internua në Itali. Në vitin 1941 u lirua dhe u kthye në Shqipëri, duke qëndruar ilegal. Pas formimit të Ballit Kombëtar u kthye në një ndër krerët kryesorë të Ballit nërrethin e Vlorës. Në nëntor 1944, së bashku me të vëllain, Ibrahimin dhe një kushëri të tij, Idai Luzajn, u larguan me një barkë nga Shkodra për në Itali. Më pas emigroi nëArgjentinë, ku punoi si profesor gjuhe në Universitete të ndryshme. Më pas, shkoi në Kanada, ku vazhdoi punën si profesor në Universitetin e Otavës. Pas vdekjes së Ali Këlcyrës në vitin 1963, anëtarët e Ballit e thirrën në Amerikë, ku edhe u zgjodh kryetar i Ballit Kombëtar. Vazhdoi punën përsëri si profesor i filozofisë dhe gjuhës frënge në Universitetin e New Hampshire dhe në vitin 1969 emërohet profesor i letërsisë frënge në St. Joseph College, Indiana, po në Amerikë.
Isuf Luzaj vdiq më 25 nëntor 2000 në Amerikë dhe, sipas amanetit që la, u varros në fshatin e lindjes në Shqipëri, ku kishte lënë gruan dhe pesë fëmijët e tij, të cilët ishin të mitur kur ai u largua nga Shqipëria.
Në letrat që i dërgonte të shoqes dhe fëmijëve të tij ne Shqipëri gjatë regjimit komunist, të cilat jo gjithmonë arrinin në destinacion, pasi i ndalonin organet e punëve të brendshme, ai shpreh hidhërimin e tij për periudhën e gjatë që ka kaluar në emigracion, se vuante nga sëmundje dhe që ishte plakur. Por më tepër ai vuante nga brerja e ndërgjegjes, që ishte larguar i vetëm dhe kishte lënë fëmijët e gruan në mëshirë të fatit.
Në një letër të tijën për familjen, që daton 31 janar 1984 ai shkruan: “Ne mendje lloj lloi trishtimi i madh me varros shpirtin nen peshën e kohës 40 vjeçare te mërgimit. Pendimi qe ju braktisa me rendon mbi koke. Mendja me le si nje cop mish me dy sy te verbuar nga lotët, ashtu si jam pa asnjë vler. Jo vetëm qe nuk e di por as e kuptoi dot sesi kame qene aq i lehte nga mendja duke e lenevehten time përzinte tufani dhe fortunat e tmerrshme e ndodhivet neper stinat e jetës, qorrazi andej nga deshi fati, qorr i pa meshir. Pas dyzet vjetësh te shkuara, gjindem ne nje lum dëshpërimi pa shpëtim”.
Sikurse theksuam më sipër, letrat dhe korrespondenca kontrollohej nga organet kompetente dhe shume shpesh nuk arrinin ne destinacion. Shpesh kjo ishte me qëllim, për të thyer letërshkruesin dhe familjarët e tij, me argumentin se Luzaj ishte “armik i popullit”.
Po japim më poshtë një letër që ai i dërgon nga Argjentina djalit të tij, Kujtimit, në vitin 1965 që gjendet në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kur lexon këtë letër, por edhe të tjerat që ai shkruan, kupton dramën e jetës së tij, mallin, dhimbjen dhe brengat me të cilat Isufi jetonte larg familjes dhe Shqipërisë.
***
Dr. Jose Luzay
Profesor Catedatico de Universidades
MONTVIDEO 872
T.E 44-3601
BUENOS AIRES – ARGENTINA
I dashuri djale Kujtim, Bs- As. 7-I-1965
Mora kartolinen postale te I2-I-1965, kuptoj qe ti jeton akoma. Porse nuk di ne se jetojen te tkeret, vëllezërit e motrat e tua, sepse ti sme thua gjeper ata. U lodha duke u shkruare te gjithevet ish-familjes porse kurrë nuk kam marre përgjigjeje, prej asnjërit.
Po deshe e po te qe e mundur pergjigjmuketyrejpyetjevet te mija:
I. A rrojnë apo jo familja ime?
2. Kush ka vdekur prej tyrej e kur kane vdekur? Shkruame datat exakta kur kane vdekur qa ta di qe kur, ka qene e kote qe te vuaj per ta.
3. Ne qofte se rrojne shkruamë perse nuk shkruajnë?
4. Nena ime e nena jote a rrojne? Ne qofte se nena jote eshte martuare prape me nje burrë tjetër, shkruame sepse ky lajm do te me gëzoj shume sepse nashtiune u plaka e e vetmja gje qe me ep pakse qetësi eshte kur marr vesh qe ju jini te gjalle e ajo ka filluare jete te re, mbasi qe besoj kurrë ne kete jete nuk do te mund te piqemi me.
5. Keto gjera ti them sepse jo vetëm qe jam plak, pores kam qene edhe i semure, jam bere operacjon tre here, e rroj me hilace te shumta e me (e palexueshme) e me shume qetësi: per ndryshe do kishja vdekur qe prej (e palexueshme) sepse trupi im eshte shkatërruare per brenda.
Prandaj përpara se te mbellyj sytë definitivisht do te doja te kishja te sigurta, nga juvej, per arsye te gjate qe seshte rasti te ti shpjegoj porse edhe qe teti shpjegoj eshte e kote sepse ti nuk i kupton dot sepse per ti kuptuare duhet te kece 70 vjeç moshe siç kam une shkencërisht me gjithë se sipas kalendarit kam 52 vjece.
6. Shkruame se ne çfarë menyre te mund te te ndihmoj? A te dërgoj dot para a i merr? E pergjigjmu se a i kini marre paratë qe u kam dërguar ne vitet e shkuara? A i kini marre ushqimet qe u kam dërguare? Etjeraetjera. Pergjigjmu se ne cilën adrese te te dërgoj paratë dua te them ku eshte posta me e afërte e mbi cilin person ti dërgoj qe ti marrësh me shpejte..
Shkruame se a rron Xhixhua ime: Rrahileja? Drita? Mehmeti? Dalani? Nora e Elisabeti? E ne se nuk rrijen thuamë te drejten e mos megenje sepse dyshimi eshte me i tmerrshëm se sa e vërteta sepse nje here qe njeriu e di te verteten ve nje gur mbi zemer. Jam plakur shume prandaj, dua tu dërgoj juvej gjithë ckam këtu mbasi qe skam njeri se kujt te ja le, këta pak kursime qe kam bere, e ca libra qe kam shkruare ca janë botuare ca janë duke u botuare e ca do te botohen pas vdekjes sime porse te paktën te kini te drejtenjuvej te mirrni te drejtat e autorit qe ep ligji, mbasi qe e kam shkruar testamentin qe pas vdekjes sime, Editprialet tu jepen juvej te drejtat e autorit qe këtu ligji ep 10 perqind mbi sumen e shitjes se përgjithshme. Përveç libravet te mija qe kam shkruare e qe janë libra Filozofije; kam edhe Biblioteken time te Institutit tim afro 30.000 vellime qe do te mbeten perjuvej, edhe kete e kam bere Testament përmbi juvej te peste duke i lene pjesën me te madhe Eleonores mbasi ajo skament qe te fitoj bukën e gojës, ne qofte se jeton akoma.
Pergjigjmu sa me shpejt sepse pres me padurim pergjigjen tende te gjate qe prej 21 vjet rroj i vetmuar si murgu ne manastir.
Te puth me mall Yt at Isufi.
Nenshkrimi
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.