Publikimi i emrit të Bajram Begajt si kandidat për President nga kryesocialisti Edi Rama i dha fund misterit që ka shoqëruar këtë temë për thuajse dy muaj.
Mbyllja hermetike e socialistëve kur bëhej fjalë për emra shmangu qarkullimin e emrit të Begajt si kandidat dhe në media qarkulluan me radhë emra, që nga Fatos Nano, Gramoz Ruçi e deri te Majlinda Bregu e nën zë edhe Bamir Topi.
Nëse sheh sot arkivën dymujore të mediave online dhe atyre tradicionale emri i Bajram Begajt nuk përmend askund...përveç Voxnews.al dhe më pas në portalet e faqet e tjera informative ku si burim Vox News, ku si kopje e keqe e lajmit të Vox News.
Voxnews.al e ka përmendur dy javë më parë emrin e Begajt, kur pjesa më e madhe e mediave dhe diskursit publik ishte përqëndruar te raundi i dytë i votimit dhe kandidatët që po diskutonte Partia Demokratike...ajo pjesë e saj që u përfaqësua nga Enkelejd Alibeaj në këtë proces.
Më datë 19 maj, Voxnews.al ka publikuar artikullin me titull “Dy emrat më të lakuar që po diskuton PS për President”, ku emri i parë ishte Ardian Dvorani dhe i dyti Bajram Begaj. I pari ishte mes kandidaturave potenciale deri në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PS, i dyti u përzgjodh.
Në atë artikull shkruanim tekstualisht se “Bajram Begaj është një emër dinjitoz për Presidencën. Ai aktualisht është shef i shtabit dhe brenda PS-së duket se gëzon mbështetjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Me profesion mjek, Begaj u emërua shef i Shtabit nga Ilir Meta me propozim të Qeverisë”.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.