Të avashtë, të stërmbushur e pa kondicioner! Tortura e qytetarëve të Tiranës me autobusët urbanë

28 June 2022, 19:36Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Të avashtë, të stërmbushur e pa kondicioner! Tortura e
Urbanet ne Tirane

Me çmimin e karburanteve në qiell, qytetarët po kërkojnë mjete alternative në përditshmërinë e tyre. Të forcuar nga mospërballimi i çmimit të naftës, ka nga ata që zgjedhin biçikletën, të tjerë zgjedhin të ecin e disa zgjedhin ‘Scooter’-at.

Por, pjesa më e madhe zgjedhin transportin publik dhe ta bësh këtë zgjedhje në këtë periudhë është një sfidë më vete e bast me shëndetin.

Të avashtë, pa kondicioner e të stërmbushur. Pamjet nga përditëshmëria e linjave të transportit publik në Tiranë në oraret e pikut të lëvizjeve janë torturë.

Një prej linjave më të reja që u prezantua së fundmi ishte “Green Line”. “Syri i keq” e çoi një autobus të kësaj linje në Lumin e Lanës. Faji i ngeli shoferit. Por, qytetarët denoncojnë me mesazhe në Voxnews.al se autobusët e kësaj linje nuk përdorin kondicionerët.

“Kam dy muaj gati që kur kthehem nga puna marr linjën e autobisut të Tiranës, Green Line. Unaza, autobusat nuk i hapin kondicionerët. Sipas fatorinos, kemi urdhër nga shefat që të mos hapim kondicionerët”, denoncohet një qytetar me mesazh.

  •      
     
     

Urdhrin e dhënë gojarisht nga eprorët për mospërdorimin, ose përdorimin e paktë të kondicionerëve nuk e kanë vetëm shoferët dhe fatorinot e Green Line. Linjat e Kristalit, të Tiranës së Re, Kamzës e të tjera kanë të njëjtën problematikë. Arsyeja e mosndezjes lidhet me kursimin. Nëse autobusat ndezin kondicionerët konsumojnë më shumë karburant, që përkthehet në më shumë shpenzime e më pak fitime për pronarët e linjave, megjithëse këta të fundit kanë përfituar edhe nga një paketë e majme rimbursimi karburantesh nga Qeveria.

Me temperaturat që po shkojnë derjt 40 gradëve, Bashkia e Tiranës, si organi kontrollor duhet të ndërhyjë dhe të inspektojë nëse kompanitë që po bëjnë biznes me shërbimin jetik të transportit të përditshëm të qytetarëve po zbatojnë pikat e kontratës, apo jo. Nëse jo, penalitetet duhet të jenë të ashpra...e ndoshta dikush të bëhet shembull duke i hequr licencën.

Të avashtë, të stërmbushur e pa kondicioner! Tortura e
Urbanet Green Line sot ne Tirane. Foto e derguar per Vox News nga nje lexues

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video