Ish-zv.komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari ka reaguar me anë të një postimi në “Facebook”, ku e ka nisur shkrimin e tij me anë të një pyetjeje: Pse nuk u dorëzua dot Baza Detare e Sarandës në datën 29 mars 2022?
Meçollari shkruan se pavarësisht tentativës së tretë që nga gushti i 2020-s, Baza Detare e Sarandës nuk është dorëzuar te dy kompanitë që kanë përfituar kontratën e qirasë 1 euro për 20 vjet të sipërfaqes prej 265 mijë m² ku ajo përfshihet.
Ish-zv.komandanti i Forcës Detare, shton më tej se ministria e Financës dhe Ekomomisë ka lidhur një kontratë me shoqëritë "Kastrati" Sha dhe "Concord Investment" Shpk, në zbatim të VKM nr. 514, datë 1.7.2020, për një sipërfaqe totale 265 miljë m², me vlerën 1 Euro për 20-vjet.
Postimi i ish-zv.komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari
Pse nuk u dorëzua dot Baza Detare e Sarandës në datën 29 mars 2022?
Në datën 29 mars 2022 ka patur një tentative për dorëzimin e Bazës Detare së Sarandës. Kjo ishte tentativa e tretë duke filluar nga gushti 2020. Në Bazën Detare të Sarandës janë takuar drejties të Forcës Detare dhe dy kompanive përfituese. Mbas gati 2-vjet ende nuk nuk mund të dorëzohet baza. Çështja është në hetim në SPAK nga korriku 2021.
Në datën 16 korrik 2020 Ministria e Financës dhe Ekomomisë ka lidhur një kontratë me shoqëritë "Kastrati" Sha dhe "Concord Investment" Shpk, në zbatim të VKM nr. 514, datë 1.7.2020, për një sipërfaqe totale 265 miljë m², me vlerën 1 Euro për 20-vjet. Kontratë parashikon dorëzimin edhe të Bazës Ndihmuese Sarandë me sipërfaqe rreth 40.000 m² deri më 15 gusht 2020.
Shkresat nr. 2649/8, date 18.06.2020 dhe nr. 2649/9, date 29.06.2020 të Ministrisë së Mbrojtjes drejtuar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, dokumenta të cilat kanë propozuar VKM 514, date 1.7.2020, sipas relacionit shoqërues të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për dhënien me qera 1 Euro për 20 vjet të të 265 mije m² duke përfshirë të gjithë Bazën Detare të Sarandës.
Dy vjet këto dy shkresa të paklasifikuara dhe me intetes publik nuk më janë dhënë as nga Ministria e Mbrojtjes as nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit.