Hipokrizia e BE, hungarezi Varhelyi uron autoritarin Vuçiç e harron autoritarin Orban

4 April 2022, 20:40Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Hipokrizia e BE, hungarezi Varhelyi uron autoritarin Vuçiç e

Bashkimi Europian bën një sy qorr e një vesh shurdh përballë parregullsive shembullore në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare serbe, ku ndër të tjera iu mohua e drejta e votimit të paktën 6 mijë shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Megjithë thirrjet dhe ankesat e aktivistëve për parregullsitë që shoqëruan të gjithë procesin, në Bruksel Aleksandër Vuçiç është fituesi i këtyre zgjedhjeve dhe me sa duket, nuk është bashkëpunëtori ideal, por më i miri i mundshëm.

Ndër të parët që i ka përcjellë Vuçiçit urimet për fitoren bashkë me gatishmërinë për të bashkëpunuar në rrugën e thellimit të reformave në Serbi është Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

“Urime Presidentit Aleksandër Vuçiç! Mezi presim të bashkëpunojmë me qeverinë e re për të shtyrë përpara vendimin strategjik të anëtarësimit në BE. Ne do të mbështesim reformat në energji, ekonomi, siguri ushqimore në Serbi”, shkruan Varhelyi.

Ironik është fakti që Oliver Varhelyi, me kombësi hungareze ka uruar më së pari Aleksandër Vuçiç për fitoren, ndërsa nuk ka thënë asnjë fjalë deri më tani për fitoren e Viktor Orban në Hungari, pavarësisht se të dy udhëheqësi konsiderohen si pro-Putin.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video