“Protestat mbështeten nga Berisha dhe Meta, por...”

14 March 2022, 15:19Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Protestat mbështeten nga Berisha dhe Meta, por...”
Protesta ne Tirane per rritjen e çmimeve

Boiken Abazi është një prej djemve që përfaqëson Lëvizjen Vetëvendosja në Shqipëri.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ai i bëri sot një lexim të tijin të protestave për çmimet që po mbahen në Shqipëri prej rreth një jave.

Abazi zbërthen përbërjen e protestës.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje e ndan protestën në dy pjesë, atë autentike, të vërtetë, origjinale, dhe pjesën e motivuar nga interesat e fshehta të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Sipas Abazit, Sali Berisha dhe Ilir Meta luajnë një rol në protestat. Ata kërkojnë të faktorizohen si opozita e vendit dhe t’ia provojnë ndërkombëtarëve këtë.

“Rama pretendon se protestat në mbrapaskenë i shtynë Berisha dhe Meta. Pajtohem pjesërisht me këtë konstatim të Ramës. Berisha dhe Meta kanë interesin t’i dëshmojnë ndërkombëtarëve se ata janë faktor i paanashkalueshëm. Tashmë që kanë fituar Shkodrën dhe kanë mundur Bashën bindshëm, ata synojnë rimarrjen e kontrollit të PD-së zyrtare, ku më tej marrin edhe të drejtat për komisionet parlamentare, kohën në foltoren e Kuvendit, buxhetin që i takon PD-së dhe komisionerët në zgjedhjet e ardhshme. Ata po kërkojnë normalizimin e marrëdhënies së tyre me ndërkombëtarët dhe njohjen e tyre formale si opozita kryesore e vendit.

Megjithatë, në reagimin e tij, Abazi shikon edhe një grup tjetër protestuesish që marshojnë rrugëve në emër të uljes së çmimeve. Këto grupime, që aktivisti i Vetëvendosjes i lexon si të vërtetë, të pa lidhur me njëri-tjetrin dhe pa kërkesa të unifikuara, tregojnë se protestat janë të drejta dhe kalojnë interesat Berisha-Meta-Rama.

“Mirëpo, shpjegimi i mësipërm nuk është shterues. Në protesta po marrin pjesë edhe qytetarë e grupime formale dhe informale që nuk janë aty për synimet e Berishës dhe Metës. Këto grupe nuk janë të lidhur me njeri-tjetrin, nuk kanë të njëjtat synime e bindje, dhe nuk kanë as të njëjtat kërkesa të unfikuara. Pjesëmarrja e ketyre qytetarëve dhe fakti që qeveria tashmë ka bërë disa “lëshime” dhe ka ndërmarrë disa masa të pjesshme, dëshmon për faktin se protestat ishin të drejta dhe tejkalojnë interesat e Berishës, Metës dhe Ramës, apo edhe të negociatave dhe presioneve që mund të jenë duke u zhvilluar në mbrapaskenë.” – u shpreh Abazi.

“Protestat mbështeten nga Berisha dhe Meta, por...”
Boiken Abazi

Video