Pse afganët nuk mikëpriten si ukrainasit? Rama hedh një tezë që qarkullon jo rrallë

12 March 2022, 21:52Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pse afganët nuk mikëpriten si ukrainasit? Rama hedh një tezë
Kryeministri Rama duke pritur afganët në Durrës

“Me ukrainasit nuk po ndodh ajo që ndodhi me afganët”, tha kryeministri Rama gjatë një interviste në News 24, duke pohuar publikisht një lloj diferencimi mes dy popujve nga ana e shteteve përgjithësisht europiane në qasjen ndaj atyre që ikin, shndërrohen në refugjatë, pikërisht nga lufta.

I pyetur nëse Shqipëria ishte e gatshme të priste edhe ukrainas, Rama nuk pranoi ta vinte në diskutim këtë fakt, por i mëshoi asaj që tha se ishte i keqardhur: diferencimi me natyrë fetare. Sipas tij, për afganët, mu për këtë arsye, nuk ishte treguar e njëjta gatishmëri siç po tregohet për ukrainasit.   

“Refuzimi i tyre, në një mënyrë ose në një tjetër, ka qenë i lidhur, në mënyrë të pathënë, me fenë e tyre”, tha Rama, duke iu referuar atyre vendeve që kanë hapur dyert për ukrainasit por jo për afganët.

Sipas tij, refugjatët ukrainas patjetër që ishin të mirëpritur në Shqipëri, ashtu siç u veprua dhe me afganët.

Kjo tezë e kryeministri Rama është hedhur jo rrallë herë në vëmendje të publikut. Europa e krishterë ka një qëndrim refraktar me vendet myslimane.

Kujtojmë Këtu Turqinë, Shqipërinë, Kosovën apo Bosnjen.


Video