Qindra qytetarë që prisnin të udhëtonin nga Aeroporti i Luton në Angli janë bllokuar pasi sërish kompania Wizz Air ka krijuar vonesa.
Në fotot e e publikuar nga mediat duken qytetarët shqiptarë të cilët kishin për tu nisur rreth orës 23:30 nga Londra por që akoma vazhdojnë të presin. Fëmijë të cilët të lodhur nga pritja siç shihet janë shtrirë në aeroport si formën e vetme të pushimit.
Ndërkohë ditën e sotme u është thënë se do nisen në orën 09:30 e ata ende janë ende në pritje. Nga tre avionë që duhet të ishin është vetëm një. Dhe një ditë më parë është përsëritur e njëjta histori me kompaninë e fluturimit.
Ndërkohë siç duket fluturimi është shtyrë për sot në orën 23:30. 24 orë pritje në aeroport për qytetarët shqiptarë, që temperaturat e larta e bëjnë edhe më të vështirë pritjen dhe ata që po e vuajnë më shumë janë fëmijët e vegjël.
Video e marrë nga Dosja: