Edi Rama, mbi 1.6 mln euro 'në ajër'

27 October 2022, 20:50Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Edi Rama, mbi 1.6 mln euro 'në ajër'

Edi Rama ka fluturuar 127 herë me avionin charter sipas të dhënave të publikuara nga hakerat iranianë të ‘Homeland Justice’.

Kostoja e fluturimit për këta avionë është nga 2500 deri në 3000 euro për orë.

Në varësi të destinacionit dhe kohëzgjatjes së fluturimeve mund të dilet në një shumë se sa u kanë kushtuar shqiptarëve këto fluturime.

Duke e llogaritur vajtje ardhje me Milanon, që është distancë e afërt me 2 orë fluturim, fluturimet e Edi Ramës me charter kanë kushtuar mbi 1.6 milionë euro. Këto janë shpenzimet më të pakta.

Shpenzime ka për mirëmbajtje, karburant, siguracionet, stafi e deri te parking. Kosto e mirëmbajtjes shkon deri në 2 milionë euro në vit, karburanti është në varësi të fluturimeve, ndërsa siguracionet arrijnë deri në 100 mijë euro në vit.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video