Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpenzon miliona lek në vit për të paguar me me dhjetra punonjës që ka pushuar nga puna.
Burime të Voxnews.al pohojnë se në tre vitet e fundit janë paguar gati 500 milionë lek të vjetra si detyrime ndaj personave që janë hequr me të padrejtë nga puna, të cilët kanë fituar përmes gjykatës të drejtën për rikthim në punë, ose dëmshpërblim.
Burime thonë se shifra shkon edhe më shumë nëse u shtohet edhe pagesa e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore, siç detyron ligji, për këtë grup personash dhe në total dëmi arrin në afërsisht 650 milionë lek.
Në lidhje me këto shpenzime të panevojshme, nga ana e ministres Belinda Balluku nuk është marrë asnjë masë ndaj përgjegjësve dhe drejtuesve që me vendimet e tyre kanë larguar arbitrarisht nga puna dhjetra persona.
Disa prej personave kanë fituar në gjykatë të drejtën për rikthim në punë, apo dëmshpërblim që në 6-7 vite më parë dhe nuk janë likuiduar akoma. Vlera e detyrimeve totale ndaj tyre është rritur ndjeshëm, duke llogaritur edhe penalizimet e mundshme për shkak të vonesave.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.