Bardhi sulmon Kastratin: Berisha s'mund të flasë për portin dhe të heshtë për aeroportin

25 October 2022, 19:22Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bardhi sulmon Kastratin: Berisha s'mund të flasë për portin
Bardhi, Kastrati dhe Berisha

Deputeti i PD-së Gazment Bardhi e ka konsideruar se korruptiv se projektin e dhënies me koncesion të aeroportit  të Rinasit "Nënë Tereza" tek shoqëria "Kastrati Group" e biznesmenit Shefqet Kastrati, ku sipas tij, i është dhënë pa garë.

Këtë deklaratë, Bardhi e bëri teksa e akuzoi Sali Berishën si selektiv në denoncimet e tij, ku denoncon Portin e Durrësit dhe hesht për dhënien e Rinasit, Shefqet Kastratit. Sipas Bardhit, nëse Berisha nuk denoncon çdo rast, e bën të pabesueshëm tyek qytetarët.

Bardhi deklaroi se njësoj siç është abuzuar me pasurinë publike në portin e Durrësit, është abuzuar me pasurinë publike edhe në aeroportin “Nënë Tereza”.

"PD e Berishës ka dy standarde, flet për portin e Durrësit e s’flet për aeroportin. Aeroportin…, ke dëgjuar ndonjëherë t’i zotin Berisha të të flasë për mënyrën sesi është dhënë koncesioni i aeroportit “Nënë Tereza”. Por unë nuk mund të flas për portin dhe të them që është projekt korruptiv dhe është pa garë. Mirë, ashtu është, por unë nuk mund të hesht dhe të them unë nuk e shikoj që në aeroport nuk po bëhet e njejta gjë.

Një kompani e caktuar pa garë praktikisht ka marrë një koncesion të ri dhe këtë duhet ta themi që të jemi të vërtetë për qytetarët shqiptarë nëse duam që ata realisht të na besojmë. Nëse ne mendojmë se mund t’i bëjmë shqiptarët për budallenj që të mendojnë se ne luftojmë korrupsionin e Edi Ramës dhe jemi selektikë një rast e përmendim, një rast nuk e përmendim, kjo na bën të pabesueshëm.

Shefqet Kastratin ta përmend unë, dhe jo atë po kë të duash ti, s’kam unë asnjë problem të përdor kur abuzohet me pasurinë publike dhe siç po abuzohet për pasurinë publike në portin e Durrësit, është abuzuar me pasurinë publike edhe në aeroportin “Nënë Tereza”." deklaroi Bardhi në emisionin “Now” në EuroNews Albania.


Video