Prej disa ditësh, dhjetra familje të Bërxullës në Vorë kanë dalë në protestë për të kundërshtuar ndryshimin e projektit të rrugës Thumanë-Kashar
Ata thonë se në segmentin pak më shumë se 20 kilometra shemben veç ndërtesave të parashikuara dhe pronave të tjera, edhe 20 shtëpi.
Banorët thonë se institucionet shtetërore nuk u kanë dhënë një përgjigje të qartë se çfarë do të bëhet me ta, ndërsa disa janë të pakënaqur me dëmshpërblimin e vendosur të shpronësimeve për tokën dhe shtëpitë.
Prej disa ditësh ata protestojnë, por zëri i tyre është ndjerë i vakët në veshin e institucioneve dhe pothuajse fare në atë të opozitës. Pse hesht opozita, që ka denoncuar çdo shpronësim të këtij lloji të qeverisë, që nga Shkoza deri në Astir dhe te 5 Maji?
Çfarë ja mbyll gojën këtë herë Partisë Demokratike që të flasë kundër grabitjes së pronave të qytetarëve?
Njëra arsye mund të jetë kompania që qëndron në mes, Gener 2. Kjo kompani ka marrë me koncesion ndërtimin e kësaj rruge. Në mes janë të paktën 1.3 miliardë euro, që ajo thotë se do të arkëtojë në planin e biznesit që shoqëron projektin.
Sa për kostot e investimit, ajo është fryrë në mbi 400 mln euro, ose 20 mln euro për një kilometër rrugë, edhe pse gjurmët e saj janë në pjesën më të madhe në rrugë ekzistuese.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.