Pas lajmeve që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, se këngëtarja Elvana Gjata është në pritje të ëmbël, një foto e saj dhe e partnerit ka tërhequr sot vëmendjen.
Ka qenë vetë Elson Bajrakurtaj ai që ka publikuar në InstaStory një fotografi së bashku me Elvanën, teksa ndodheshin në O2 Arena në Londër.
Në imazhin e shpërndarë, dyshja shfaqet e buzëqeshur dhe pranë njëri-tjetrit, me arenën e mbushur me spektatorë në sfond.
Fotografia ka tërhequr menjëherë vëmendjen, veçanërisht për faktin se këngëtarja është treguar gjithmonë mjaft e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën e saj sentimentale.

Prej kohësh, emri i Elvana Gjatës është lidhur në media me atë të Elson Bajrakurtajt, megjithëse artistja nuk ka bërë një konfirmim publik për natyrën e marrëdhënies së tyre.
Shfaqja e tyre e përbashkët vjen vetëm pak ditë pas raportimeve që ngritën dyshime se këngëtarja mund të jetë në pritje të ëmbël.
Megjithatë, këto pretendime nuk janë konfirmuar nga vetë artistja, e cila deri tani nuk ka reaguar publikisht për këtë çështje.
Ndërkohë, fotografia e publikuar nga Elsoni është një nga rastet e rralla kur dyshja shfaqet së bashku në rrjetet sociale.
Edhe pse imazhi nuk konfirmon zërat për shtatzëni apo statusin e marrëdhënies së tyre, ai ka mjaftuar për të rikthyer interesin e publikut rreth jetës private të një prej këngëtareve më të njohura shqiptare.