By Viktor Malaj *
Generally, women, like men, weep either out of great sorrow or out of a deep sense of joy. Being an integral part of the human being and the society formed by them, men and women, boys and girls have most of the common features, but they also have some differences, not only physical, but also psycho-emotional.
It is accepted by researchers and life has proven that women and girls are more sensitive to natural phenomena and, especially, human and social.
Yes, why do women cry?
There are many causes that bring about emotional outbursts, but the topic of this article is about just one of them. It is about women crying for power. Indeed, like many men, most women have never cried for power, and some of them do not even care about power.
For most women, political issues are important only in relation to the well-being of the social life of the country, the security of life and health and the expansion of economic opportunities of the family, while their political ambitions, desires for personal power are almost non-existent.
Two of the women of our politics, Mrs. Albana Vokshi and Mrs. Jozefina Topalli displayed political emotions of the highest degree over a period of nine years. Both were deeply moved and shed political tears. The first cried in 2013 when the party she belonged to lost power and its political idol, Sali Berisha announced his resignation from the party leadership, while the second cried a few days ago when the common political idol, Sali Berisha announced his return as party leader .
The tears of the first were tears of pain, tears for the lost power and closing the tap of the privileges he brings, tears for the departure from the running of the country of the one who had taken Mrs. Vokshi from nothing and brought to the peaks of power and material prosperity.
Lotët e të dytës, znj. Topalli ishin lotë gëzimi, lotët e njeriut që ka qenë dikur thuajse askushi, është ngritur në majat e pushtetit e të mirëqenies vetjake e familjare dhe, më vonë, është mënjanuar brendapërbrenda familjes politike, duke humbur pushtetin politik, duke ruajtur pushtetin dhe mirëqenien ekonomike vetjake e familjare, por duke ruajtur si hije prestigjin si figurë politike.
Lotët ia solli ringjallja e saj politike, risjellja në skenën politike nga ai që e kishte ngritur dikur dhe e kishte vënë më pas në hije për t’ia lënë gjjithë shkëlqimin “diellor” një tjetër beniamini politik që e “preu në besë”, siç ai vetë kishte bërë sa e sa herë kur ia kishte lypyur nevoja.
Të dyja këto gra politike i bashkon përkatësia partiake, idhujtaria e njëjtë politike, përfitimet e dikurshme nga pushteti i partisë dhe i idhullit, besnikëria e verbër ndaj udhëheqësit politik, mungesa e ideve dhe idealizmit dhe përkrahja pa kushte dhe pa parime e çdo veprimi, fjalimi apo sjelljeje të idhullit të tyre politik, edhe kur ai ndërtonte, por edhe kur shkatërronte, kur ai propagandonte parime ndjellëse, por edhe kur shqiptonte fjalë, shprehje dhe kërcënime paqeprishëse, të turpshme e të neveritshme.
Ato e kanë ndjekur, miratuar dhe brohoritur idhullin edhe kur ai mbante fjalime zëlarta dhe hipokrite për lirinë e demokracinë, por edhe atëherë kur ai rrihte, burgoste apo vriste gazetarë dhe kundërshtarë politikë apo manipulonte e dhunonte procese zgjedhore. Ato e respektojnë, nderojnë dhe adhurojnë ende sot, megjithëse është përbuzur nga shumica dërmuese e shqiptarëve dhe është shpallur si person non-grata nga SHBA si dhunues e pengues i demokracisë dhe frymëzues e nxitës i korrupsionit shtetëror.
Këto dy gra politike nuk janë parë asnjëherë të qajnë kur u mbytën në det 81 shqiptarë që kërkonin t’i iknin kaosit të shkaktuar nga keqqeverisja e idhullit dhe e partisë, as kur u vranë afërsisht tridhjetë shqiptarë të pafajshëm nga korrupsioni i qeverisjes së tyre në Gërdec apo kur u vranë katër të tjerë drejtpërdrejt nga regjimi i idhullit të tyre dhe në prani të tij. Në sytë e tyre nuk janë parë lotë as për shkak të humbjes së dhjetëra jetëve nga tërmeti i 2019, as nga ekzistenca e mijëra familjeve që marrin bukën e fëmijëve me lista, apo nga humbja e mijëra jetëve shqiptare për shkak të drogës, prostitucionit apo krimit të rrugës.
Lotët në sytë e njerëzve janë shprehje e përjetimeve të thella emocionale të lotëlëshuesve dhe përjetimet emocionale shkaktohen dhe varen nga karakteri, personaliteti dhe morali i përjetuesit. Shikoni çfarë i hidhëron dhe i gëzon aq shumë njerëzit saqë t’iu sjellë lotë në sy dhe kështu do të pikasni personalitetin e secilit.
Çuditërisht, nuk ekziston asnjë dëshmi apo provë që ndonjëra nga gratë politike të diktaturës komuniste të ketë derdhur lotë as në vitin 1944 kur erdhën në pushtet dhe as në vitin 1990 kur vendosën t’i thonë lamtumirë pushtetit, por kemi dëshmi të shumta të lotimit nga gratë antikomuniste, si atëherë kur erdhën në pushtet, edhe kur e humbën atë, por edhe tani që iu rizgjuan dëshirat dhe shpresat për rikthim të pushtetit.
Gratë e sipërmendura, ashtu si kundërshtaret e tyre politike që e shpallin idhullin e tyre politik si “Skënderbeu i Dytë”, janë qenie politike pa ideale dhe të verbëra përballë realitetit, të pandjeshme ndaj së drejtës dhe cinike kundrejt parimeve.
Një nga tiparet kryesore të berishizmit ka qenë dhe mbetet dy- dhe shumëfytyrësia, sjellja sipas parimit të përbuzur nga Fishta: “Mundohu me u dukë gjithmonë ç’ka s’je, ma e mirë se duka s’ka gja mbi dhe!”. Përrallat që na jepen falas prej 32 viteve sikur PD-ja u krijua dhe u ngrit mbi ideale, i ka rrëzuar përdhe realiteti, sjelljet dhe qëndrimet e kupolës së saj drejtuese dhe, në veçanti, të “themeluesit” të saj.
Partia Demokratike ishte thjesht një konglomerat njerëzish të pakënaqur, të inatosur dhe të revoltuar nga gjendja e rëndë ekonomike e vendit dhe nga trajtimi i padenjë i një pjese të shoqërisë shqiptare nga regjimi i kohës. Nëse krijimi dhe propaganda e saj ishin të justifikuara, sjelljet e saj kanë qenë përgënjeshtrimi më i plotë i pretendimeve të saj të rreme.
Gjatë jetës së saj 32 vjeçare, kupola drejtuese e kësaj partie i ka shkelur disa herë, me vetëdije dhe synime të qarta parimet demokratike që i propagandonte me zjarr sa për sy e faqe, me qëllim joshjen e shqiptarëve për të siguruar miratimin e pushtetit të vet tribal dhe anadollak nga shumica e votuesve.
E vërteta është se Partia Demokratike është partia e Sali Berishës, një parti antidemokratike që përmban në thelbin e mendësisë, moralit dhe sjelljes së saj pikërisht moralin berishist. Kjo është edhe arsyeja kryesore pse shumica e bazës dhe votuesve të saj rendën pas “Babës” kur erdhi puna të ndahej shapi nga sheqeri. Ata nuk i kanë bashkuar kurrfarë idealesh e parimesh, por thjesht dhe vetëm interesa egoiste vetjake, materiale e financiare.
Në thelb, secili anëtar i “tufës” është një Berishë në miniaturë. Nëse Sali Berisha ka vrarë kundërshtarë politikë dhe është betuar se do të vrasë “cilindo që do t’i afrohet zyrës” së tij, lotuesja Topalli e kritikonte Sali Berishën në vitin 2005 “pse nuk iu dha plumbin protestuesve të 1997”, heshtte në janar 2011 kur Berisha iu dha atyre plumbin, dhe i bashkëngjitej thirrjes së idhullit të saj në vitin 2017 “për rrëmbimin e armëve kundër qeverisë”.
Ky është morali i saj dhe i tyre. Nuk është aspak faji ynë pse lexojmë kartën morale të shkruar nga këta vetë.
Për arritjen e privilegjeve dhe plotësimin e interesave të cekura më lart dhe të tjera ata kanë qenë dhe janë të gatshëm të shkelin çfarëdo parimi moral dhe, pastaj, politik. Kanë kaq kohë që flasin për “masakër elektorale” të pushtetit aktual, por janë këta dhe këto që kanë marrë pjesë shpirtërisht dhe fizikisht në dhunimin mbarëkombëtar të procesit zgjedhor të 26 majit 1996, në manipulimin e votimeve të 2009 dhe atyre lokale të 2011 në Tiranë, në votimet për kryetar dhe Kryesi brenda partisë së tyre, që kanë brohoritur rizgjedhjen e Berishës si kryetar partie edhe atëherë kur “garonte” me Pjetër Arbnorin dhe nuk i lejoi atij asnjë përfaqsues në komisionet brendapartiake të votimit.
Janë këta dhe shumë të tjerë që manipuluan votimet për zgjedhjen e Bashës si kryetar partie, madje duke pohuar nëpër tryeza kafeneshë se “kemi votuar nga 4-5 herë”, apo rasti më i fundit para një jave kur, në praninë e lotueses Vokshi, u zgjodh Edi Paloka si drejtues i forumit partiak nën britmat “shkruaj 300 vota se i rregullojmë pastaj…”.
Hipokrizia e themeluesit të institucionit të dhunimit të votimeve brendapartiake dhe ndërpartiake, e minuesit të demokracisë Sali Berisha vazhdon ende sot kur thërret: ” Ai që pranon votën e lirë është i mirëpritur dhe nuk ka asnjë lloj intimidimi “.
Po të kishin pasur ide dhe ideale, parime dhe dinjitet, një numër jo i vogël figurash drejtuese të asaj partie nuk do të ishin larguar si “disidentë” ndër vite dhe pastaj, pasi partia dhe drejtuesi i saj kishin degraduar akoma më shumë dhe ishin zhytur akoma më thellë në korrupsion, paligjshmëri e krim, ata të ktheheshin në “gjirin e partisë” sipas motos legjendare, shumë domethënëse dhe po aq të turpshme se “As ne nuk e dimë pse jemi prishur me Sali Berishën”.
Bataku moral dhe politik në të cilin noton vendi ynë prej kaq kohësh ka bërë të mundur që Sali Berisha të jetë fizikisht i lirë dhe berishizmi të rishfaqet si pretendues për pushtet dhe me guximin e marrjes përsipër të shpëtimtarit të vendit. Përveç mëkateve të shumta të të huajve, fajtorët kryesorë jemi ne dhe kryesisht kundërshtarët politikë të Saliut.
Po të kishin pasur ideale, fisnikëri dhe përgjegjësi kombëtare, ata do t’i kishin mbledhur me kohë provat e shumta të krimeve po aq të shumta të non-grata-sit dhe nuk do të kishin nevojë sot për vajtime e lotë krokodili dhe as për thirrje të dëshpëruara politike drejtuar SPAK-ut.
However, it is clear that the accusations and counter-accusations have interested the Albanian political class as long as they believe that it serves their power and not justice for the people, thus confirming the old conclusion of political scientists that in capitalism the great crimes and crimes of those in power serve merely as a temporary weapon of power, while the mistakes and faults of the little ones suffice to bury their future.
* Published in Day