SHIFRAT: Familjet shqiptare e paguajnë më shtrenjtë energjinë se çdo vend tjetër i rajonit

11 April 2022, 14:18Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

SHIFRAT: Familjet shqiptare e paguajnë më shtrenjtë

Teksa qeveria shqiptare ka paralajmëruar rritjen e çmimit të energjisë elektrike për një pjesë të konsumatorëve familjarë, të dhënat e Eurostat tregojnë se aktualisht në vendin tonë aplikohen çmimet më të larta, në krahasim me vendet e rajonit.

Sipas këtyre të dhënave, ndër 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova aplikon çmimin më të lirë për familjet me 0.0606 euro/kwh, ndërsa pas saj vjen Serbia me 0.0791 euro/kwh.

Edhe Maqedonia e Veriut dhe Bosnje & Hercegovina aplikojnë çmime më të lira për abonentët familjarë, me respektivisht 0.08 euro/kwh dhe 0.0875 euro/kwh.

Ndërkohë që, Mali i Zi dhe Shqipëria faturojnë konsumatorët familjarë me 0.098 lekë/këh, duke u klasifikuar si vendet me çmimin më të shtrenjtë në rajon.

Prej disa ditësh qeveria shqiptare ka deklaruar se po përgatit shtrenjtimin e energjisë eletkrike për një kategori konsumatorësh, që konsiderohen si të pasur.

Teksa, nga kongresi i Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se do të kërkojë rikthimin e faturimit të energjisë me 2 fasha. Kjo skemë nënkupton se faturimi, deri në një sasi të caktuar konsumi faturohet me një çmim më të ulët, ndërkohë që me kalimin e kësaj sasie, çmimi i energjisë rritet.


Më konkretisht, deri në vitin 2014, fasha e parë arinte deri në konsumin e 300 këh, ku çmimi i energjisë llogaritej me 7.7 lekë/këh, ndërsa çdo kilovat i konsumuar mbi këtë fashë llogaritej me 12.5 lekë.

Por, nga viti 2015 çmimi u unifikua, duke u përcaktuar në 9.5 lekë/këh. Gjithsesi, në këtë çmim nuk përfshihet TVSH-ja, që është në masën 20% e që i shtohet faturës së energjisë.

Aktualisht, ende nuk ka një aplikim zyrtar nga Furnizuesi i Shërbimi Universal, që është pjesë e OSHEE Group mbi kërkesën zyrtare dhe nivelin e ri që do të kërkohet. Megjithatë, aplikimi shqyrtohet nga Enti Rregullator i Energjisë, që vendos që ai pranohet apo refuzohet..scan


Video