Serbia e Mali i Zi na marrin 50 mijë turistë, humbim 200 mijë euro në ditë

8 April 2022, 16:59Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Serbia e Mali i Zi na marrin 50 mijë turistë, humbim 200 mijë

Shqipëria do të humbasë këtë vit rreth 40 mijë euro, pas vendimit të kompanisë ajrore Israir për të anuluar të gjitha fluturimet në drejtim të Shqipërisë dhe devijuar destinacionet e saj drejt Malit të Zi dhe Serbisë.

Vendimi i kompanisë ka mbërritur pas dakordësisë së rënë me këto dy vende për ta subvencionuar me 50 euro për çdo turist të dërguar atje.

Sipas aktorëe turistikë dhe Unionit Turistik Shqiptar kjo ishte paralajmëruar prej tyre, pasi qeveria mbylli veshët përballë kërkesave të tyre për politika nxitëse të tërheqjes së turistëve.

Kjo do të thotë që tregut turistik në Mal të Zi do t’i shtohen këtë vit rreth 50 mijë turistë më shumë, të cilat fare mirë mund t’i kishte marrë vendi ynë nëse Qeveria shqiptare do të kishte aplikuar politikat nxitëse.

Shifra prej 50 mijë turistësh mund të duket e ulët dhe ajo për subvencion 50 euro për çdo turist e lartë. Por, duke llogaritur se sa ishte shpenzimi mesatar ditor i turistëve të huaj në Shqipëri në 2018-n, vendi ynë humbet miliona euro prej këtij vendimi.

Sipas të dhënave të 2018, një turist i huaj shpenzon në vendin tonë rreth 80 euro në ditë dhe vetëm vendimi i Israir i shkakton një dëm ditor 200 mijë eurosh në këtë rast.

Qeveria shqiptare është e mefshtë në këtë drejtim, pasi veç Serbisë dhe Malit të Zi, edhe Maqedonia e Veriut është në bisedime me disa kompani për të hartuar politika nxitëse të afrimit të turistëve.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 


Video