
Për fundjavën çmimi i tregtimit të vajit të lulediellit me shumicë do të vijojë të jetë 315 lekë dhe për shitjet me pakicë 321 lekë për litër.
Bordi përcaktoi javën e kaluar marzh fitimi 2 lekë për grosistët dhe 4 lekë për supermarketet, ndërsa mbledhja e parashikuar ditën e premte nuk u zhvillua.
Por importuesit pretendojnë se kjo po shkakton humbje tek ata, pasi në tregjet e huaja duke përfshirë edhe koston e taksave dhe transportit çmimi është 380 lekë deri 420 lekë për litër.
Ata paralajmërojnë se nga muaji maj dhe përgjatë stinës të verës furnizimet me vajin e lulediellit në treg do të jenë të pakta deri në mungesë, për shkak të rënies të ofertës në tregjet europiane pas intensifikimit të krizës Rusi-Ukrainë.