Rritja e çmimeve nxjerr me “fitim” arkën e shtetit, 18 mld lekë më shumë në dy muaj

18 March 2022, 08:12Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rritja e çmimeve nxjerr me “fitim” arkën e shtetit, 18

Të ardhurat që ka arkëtuar buxheti nga taksat e tatimet kanë shënuar një nivel rekord historik në dy muajt e parë të këtij viti, të nxitura edhe nga importet e larta dhe shtrenjtimi i çmimeve, çka ka bërë që të paguhet më shumë TVSH.

Ministria e Financave bëri të ditur se të ardhurat në total në buxhet ishin 87.6 miliardë lekë për janar-shkurtin, me një rritje prek 26%, ose 18 miliardë lekë më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të ardhurat doganore u rritën me 24.2%, ndërsa ato tatimore me 19.4%.

Rritjen më të fortë e shënuan të ardhurat nga TVSH. Të ardhurat nga TVSH në tatime e arkëtuar (neto), u realizua në masën 9.1 miliardë lekë, 3.3 miliardë ose 56.8%, ndërsa TVSH në import ishte 29.5% më shumë.

Ndërkohë, tatim fitimi u rrit me ritme më të ngadalta, me 7.8% më shumë se 2 mujori 2021.

Të ardhurat totale për 2 – mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 108 % të planit të 2 – mujorit.

 

 


Video