Çmimi i naftës sot dhe nesër do jetë 211 lekë/ litri

15 March 2022, 10:50Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çmimi i naftës sot dhe nesër do jetë 211 lekë/ litri
Çmimi i naftës sot dhe nesër do jetë 211 lekë/ litri

Bordi i Transparancës i ngritur me vendim Qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit në mbledhjen e tij të sotme vendosi që çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë 211 lekë/litri, ndërsa i shitjet me shumicë 206 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 të  jetë 211 lekë/litri,ndërsa i shitjet me shumicë 206 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 93 lekë/litri me pakicë për automjetet, duke mbetur i pandryshueshëm nga mbledhja e fundit e bordit. Këto çmime do të jenë të vlefshme për ditën e sotme, ku bordi do të rimblidhet nesër për të bërë me dije pasqyrimin e çmimeve të shitjes.

Çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ.


Video