
Pas një rritje galopante të çmimit të karburantit gjatë kësaj jave, ku një litër naftë apo benzinë po blihej nga qytetarët me mbi 260 lekë, ka nisur edhe rënia e naftës në bursë. Çmimet e një fuçie naftë në bursë ka kapur çmimin e 108 deri në 103 dollarësh.
Shikoni fotot e mëposhtme:


Kujtojmë se deri në datën 15 mars, Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburanteve ka vendosur një çmim fiks prej 217 lekë se sa duhet të shitet nafta, gazi si edhe benzina nëse kjo nuk zbatohet parashikohen gjoba për të gjitha bizneset.
Sipas vendimit të Bordit, kompanitë e kanë detyrim që të mbajnë rezerva për 90 ditë në avancë për të shmangur një krizë të mundshme të mungesës së produktit. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë biznesi përjashtohet për një periudhë 3-vjeçare nga mundësia për të marrë pjesë në një tender dhe gjobë për 50% e vlerës të produkteve rezervë që i mungon.
Sipas aktivit normativ, “Albpetrol”, sh.a. me qëllim përmirësimin e situatës me furnizim të hidrokarbureve, ka të drejtë të hyjë në marrëveshje direkte me shoqëri private ose publike./VOXNews.al