Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Tensionet aktuale mes Rusisë dhe Ukrainës kanë sjellë pasoja të dukshme edhe në çmimin e naftës në nivel global.
Çmimi i referencës ndërkombëtare të naftës bruto të tipit Brent arriti dje 95.65 dollarë, që është çmimi më i lartë që nga 1 tetori 2014.
Ndërsa çmimi i naftës amerikane WTI u ngjit në 94.65 dollarë, më i larti që nga 30 shtatori 2014.
Tregu botëror i naftës nisi krizën dhe u përballë me furnizim të pamjaftueshëm në raport me kërkesën e lartë që gjatë pandemisë së COVID-19, por kjo rritje e mprehtë e çmimeve erdhi pasi Shtetet e Bashkuara paralajmëruan se pushtimi rus i Ukrainës mund të fillojë edhe gjatë Lojërave Olimpike të Pekinit të cilat mbahen nga 4 deri më 20 shkurt.